EMRAT/ Konflikt me armë zjarri mes të rinjve në Kurbin, 30-vjeçari plagos bashkëfshatarin, i riu përfundon te trauma
Një konflikt që agravoi me përdorimin e armës mes dy personave ka ndodhur në Kurbin dhe ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit.
Mësohet se Admir Shqypi, 30 vjec ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33-vjeçarin Fatjon Lika. Autori është futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33-vjeçarin.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se për çfarë janë zënë dy të rinjtë.