Emrat/ Kërkoheshin si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, arrestohen 3 persona, secili i dënuar me mbi 7 vite burg
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “The Wanted”, duke kapur dhe arrestuar tre shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në qytetin e Korçës u arrestuan:
Jorgo Xhelillari 29 vjeç, banues në Korçë – i dënuar me 7 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 10 muaj e 15 ditë;
Piro Kotoko 34 vjeç, banues në Korçë – i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur 2 vjet, 1 muaj e 16 ditë;
Edison Cerava, 35 vjeç, banues në Korçë – i dënuar me 8 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur 3 vjet, 4 muaj e 20 ditë.
Të tre shtetasit ishin në kërkim prej kohësh dhe u lokalizuan falë punës së mirëorganizuar të strukturave të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me njësitë speciale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.