Emrat/ I vodhën paratë një taksisti dhe një punonjësi në karburant, arrestohet 23-vjeçarja në Kurbin, në kërkim një tjetër
Një 23-vjeçare ka rënë në pranga në Kurbin pasi bashkëpunoi për vjedhjen e parave të një drejtuesi taksie dhe të një punonjësi në karburant.
Sipas policisë shtetasja Flogerta Koçi dhe bashkëpunëtori i saj shtetasi Emiljan Nikolli ., 29 vjeç i shpallur në kërkim ishin me precedent të theksuar për vjedhje.
Blutë bëjnë me dije se ky i fundit ka kanosur me armë drejtuesin e taksisë duke i vjedhur një shumë parash ndërsa 28-vjejeçarja ishte pasagjere.
Ndërsa tre ditë më parë mësohet se Nikolli ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Couple”, për zbardhjen e vjedhjeve.
Bashkëpunoi për vjedhjen e parave të një drejtuesi taksie dhe të një punonjësi në karburant, kapet 23-vjeçarja.
Kjo shtetase dhe bashkëpunëtori i saj, aktualisht në kërkim, me precedent të theksuar për vjedhje.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të 2 shtetasve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit “Couple”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, konkretisht shtetasen F. K., 23 vjeçe, banuese në Krujë.
Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.
Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. N..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.