EMRAT/ Grabitën disa ATM në Tiranë, identifikohen tre rumunët që “trazuan” kryeqytetin

Sektori i Krimit Kibernetik ka identifikuar tre rumunët të cilët vodhën shuma parash në dy institucione të ndryshme financiare duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të prodhimit të kartave të klonuara, kartave te vjedhura dhe duke dëmtuar ATM, me mjete të forta, për të ndërhyrë në sistemet e tyre.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Florin Oprinoiu 51 vjeç, Marian Mihai 45 vjeç dhe Adrian Simoiu 20 vjeç të tre shtetas rumunë me banim në Rumani.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, 2 raste mbetur në tentativë dhe 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga këta 3 shtetas.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të mbetur në tentativë, 1 vjedhjeje në datë 06.01.2024, dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 09.12.2023.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve kriminale dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm të implikuar në këtë veprimtari.