EMRAT/ Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, mes të arrestuarve dhe efektivja e policisë

Policia e Tiranës arreston dhjetëra persona të akuzuar si tutorë të të paktën 50 vajzave të huaja që shfrytëzoheshin si prostituta në Tiranë.

Në pranga ka rënë dhe një punonjëse policie në Tiranë e cila dyshohet se përmes lidhjeve të saj me një taksist gjente klientë të ndryshëm dhe i dërgonte te vajzat e huaja.

11 urdhër-arreste, mes të cilëve një grua kolumbiane, e cila është shpallur në kërkim, pasi aktualisht gjendet në Kolumbi. Në mesin e të arrestuarve është edhe një oficere nënkomisare e Komisariatit nr. 4 në Tiranë.

Në Shqipëri kolumbiania kishte një taksi kryesor që merrej me vajzat si tutor dhe i dërgonte asaj paratë në Kolumbi përmes bitcoin dhe Western union.

Në Tiranë gocat që vinin nga Kolumbia priteshin në Rinas dhe akomodoheshin kryesisht nëpër Airbnb. Çmimet që paguheshin nga klientët ishin relativisht të larta, nga 200 deri në 250 euro.

TË DHËNAT E OPERACIONIT: 

Esmerald Sulollari, 38 vjeç “arrest me burg”

Elona Muraj 47 vjeçe “arrest shtëpie”

Anisa Brahaj 33 vjeçe “arrest shtëpie” punonjëse e policisë komisariati nr.4

Shtetase kolumbiane

Yuly Gomez 32 vjeçe “arrest me burg”

Liliana Valencia 23vjeç “arrest me burg”

Stefani Marquez 29vjeçe “arrest me burg”

Nikol Alvarez 20 vjeçe “arrest me burg”

Nicole Gallego 26 vjeçe “arrest me burg”

 

U shpallën në kërkim 

Lamçe Lamçe 30 vjeç

Gabriela Martinez 47 vjeç

Yeraldina Ospina 22 vjeçejzat e huaja.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor “Orkidea” për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Ekzekutohen 11 masa sigurie, vihen në pranga 8 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Procedohen penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat e një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Operacionalen e DVP Tiranë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Orkidea” si rezultat i të cilët u ekzekutuan 11 masa sigurie , konkretisht:

-Arrest me burg për shtetasin E. S., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;

-Arrest në shtëpi për shtetasen E. M., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;

-Arrest me burg për shtetasen Y. G., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen L. V., 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”,  “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

-Arrest me burg për shtetasen S. M., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:

-Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet krimianal.

Shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin E. S., ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi E. S, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen E. M dhe A. B(punonjëse policie) për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.