Arrestohen në Francë dhe Luksemburg anëtarët e bandës shqiptare që grabitnin personazhe të famshëm.
Shtatë anëtarë të një rrjeti kriminal shqiptar janë arrestuar më herët ndërsa 5 të tjere po shqiptarë u kapën te martën. Ata dyshohet se kanë grabitur personazhe të famshëm mes Francës dhe Belgjikës, futbollistë, këngetarë, pilotë të formula uno etj.
Nga këngëtarë, futbollistë që jetojnë në Francë dhe Belgjikë, adresat e të cilëve i kanë gjetur në rrjetet sociale, vodhën bizhuteri, ora dhe sende lëkure luksoze për një shumë totale që kalon një milion euro.
Në krye të kesaj bande sipas autoriteteve franceze ishte Edison Pula i arrestuar në Luksenburg nga fund të janarit të këtij viti.
Edison Pula, kërkohet edhe nga Shqipëria me njoftim të kuq në Interpol për vrasje të mbetur ne tentativ. Edison Pula u dyshua bashkë me 8 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që me 19 shtator të 2016 i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Edison Pula për këtë ngjarje është dënuar edhe nga Apeli me 14 vite burg.Por Gjykata e Lartë e ka prishur këtë vendim dhe çështja po shqyrtohet sërish në apel me një tjetër trupë gjykuese