Raportohet se droga ishte vendosur brenda 44 shufrave metalike të montuara në pjesën e tavanit të rimorkios së kamionit.
Në shufrat metalike u zbulua një sasi kanabisi me peshë totale prej 56 kg. Pas gjetjes së drogës, u vendosën në pranga kanë rënë baba e bir, Dashmir Hamazaraj (pasagjer në mjet) dhe Amanti Hamazaraj (shofer) përkatësisht 68 vjeç dhe 35 vjeç, banues në Tiranë.
Gjitashtu u shpall në kërkim 38 vjeçari me iniciale F. K., banues në Tiranë, pasi dyshohet si posedues i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor në trafikimin e saj.
Sipas informacioneve, mësohet se droga e gjetur në kamion kishte destinacion Greqinë dhe më pas Turqinë. Ndërsa baba e bir kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për sasinë e drogës në rimorkion e kamionit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me DVKM Korçë, operacioni i koduar “Shufrat”, për goditjen e një rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, kamioni ku ishte fshehur lënda narkotike dhe 1300 euro.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: D. H., 68 vjeç dhe A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë (babë e bir).
Në vijim të veprimeve procedurale u shpall në kërkim shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet si posedues i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor në trafikimin e saj.