EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy të kërkuar për krime të rënda – Tentativë vrasje, trafik droge dhe pastrim parash
Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale janë ekstraduar drejt Shqipërisë nga Greqia dhe Franca, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve homologe në këto vende.
1. Viktor Daci, 46 vjeç, është kapur në Greqi dhe u ekstradua drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:
– “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë,
– “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
2. Paul Deda, 50 vjeç, është kapur në Francë dhe u ekstradua drejt Shqipërisë në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për:
– Trafikim të lëndëve narkotike,
– Pastrim parash,
të kryera në kuadër të një organizate kriminale.