Emrat/ Dy ish-gjyqtarë të arrestuar, detaje nga operacioni blic! Kush është ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit i vendosur në pranga, u dorëhoq pas nisjes së procesit të vettingut
Dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë një operacioni blic në qytetin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.
Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit. Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.
“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni.
KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisionoi e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet.
NJOFTIMI I PLOTE:
Operacion nga Policia e Shtetit në Elbasan dhe në Tiranë në bashkëpunim me Prokuroinë e Posacme. Kundër një rrjeti kriminal. Aksioni sipas të dhënave paraprake po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionim SKY Ecc.
Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale. Operacioni ka nisur nga që nga mbrëmja e djeshme ku mësohet se janë kontrolle në disa banesa.
Operacioni është ende në zhvillim e sipër dhe janë arrestuar dy ish gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu.