Një laborator droge u zbulua nga SPAK në fshatin Qerekë në Fushë Krujë, ku u arrestuan dhe trafikantë dhe përpunues të kokainës, mes tyre tre latinë.
Detaje të reja janë zbuluar nga ky hetim, ku një nga të arrestuarit, 25-vjeçari Endi Sejdini ishte pronari i banesës ku ishte ngritur laboratori i drogës, në një nga katet e ndërtesës.
I riu kishte një biznes privat moblieri në zonë dhe se nuk rezulton një person me precedentë penal apo rekorde kriminale. Gjithashtu një detaj tjetër i ri është se dyshohet se drejtues të këtij grupi trafikantësh janë, Aldi Zonja, Artion Çaushllari, Geis Fejsullai dhe Kladi Birçe, të katër të arrestuar.
Në total SPAK deklaron se sekuestroi 48 tonë, të tretur në 850 lëkurë të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurë e gjethëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 shtetas të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.
Se sa është ngarkesa e kokainës pritet të llogaritet nga ekspertët e hetimit, ndërsa në investigimin penal bashkë me SPAK u përfshinë edhe agjencitë e huaja mes tyre edhe DEA.
Hetimi i narkotrafikut u kryesua nga prokurori Adnan Xholi, ndërsa zyrtarisht thuhet se u bllokuan edhe gati 6 kilogramë kokainë dhe përzierës që do të shërbenin për procesin. Grupi i identifikuar mes tyre financues dhe me role të qarta në trafik përbëhet nga Geis Fejsullai, Klajd Birce, Albi Zonja, Artion Caushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurramani dhe Baki Huqi.
Ata hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i paimplikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës.
SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstratimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi që do të realizohej me një teknologji të avancuar.