EMRAT/ Beqaj kishte ngritur skemë abuzimi me fatura fiktive, kush janë 3 të prangosurit, 2 në arrest shtëpie
- 4 July, 2024
Në lidhje me arrestin e ish-ministrit Ilir Beqaj janë zbardhur emrat të cilët kanë qenë subjekt i pesë masave të sigurisë.
Mësohet se tre personat ndaj të cilëve është dhënë masa e Arrestit me burg, janë ish-ministri Ilir Beqaj, Ermal Kurtula dhe Alfred Nikollaj.
Masa e Arrestit shtëpiak është dhënë për dy shtetasit Gazmend Haxhia dhe Elton Marini.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontroll banese për dy shtetasit Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ