EMRAT/ Aksident tragjik në Thumanë! Humb jetën 1 person, plagosen rëndë 3 të tjerë
Një aksident i tragjik është regjistruar ditën e sotme në aksin Fushkrujë-Thumanë, ku janë përplasur dy automjete “Mercedes”.
Burime bëjnë me dije se përplasja ka rezultuar fatale për shtetasen Bedrie Sajan e cila ka humbur jetën në vend ndërsa ishte kalimtare.
Ndërkaq si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë edhe tre persona të tjerë të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Gjithashtu mësohet se një nga drejtueset e mjeteve është Malvina Kani, e cila u përplas me automjetin tjetër që drejtohej nga Idriz Saja, ku në bord udhëtonin edhe Lindita Saja dhe Bedrie Saja.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.