Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd.
Gazetari Fatmir Popja bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë, dyshohet se ka mbetur i vdekur një person ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Mësohet se drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndërsa pasagjer kanë qenë Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe Dorian Belba, 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë. Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.
Elbasan/Informacion paraprak
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.