Emigrantët në fokus, Rama takon sot në Londër homologun Sunak

Kryeministri Rama ka mbërritur në Londër për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do të pritet për herë të parë nga Kryeministri britanik Rishi Sunak në zyrën e tij në Doëning Street 10.

Ky takim mes krerëve të dy shteteve vjen pas shumë polemikave në distancë mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë.

Mësohet se Rama dhe Sunak do të takohen sot dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp ku pjesë e delegacionit do të jetë dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Rama do të qëndrojë në Britaninë e Bashkuar 3 ditë ku do të do të pritet edhe nga kryetari parlamentit britanik, Lindsay Hoyle.