Emigrantët dërgojnë Ramën në Londër, takim me homologun Sunak

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë këtë javë Anglinë ku do të takojë homologun e tij britanik Sunak.

Rama do të jetë i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Mësohet se arsyet e kësaj vizite janë temat e shumëpërmendura, krimi dhe emigracioni që do të diskutohen nga dy krerët e qeverive, ditën e enjte.

Gjatë kësaj vizite në Londër, Rama do t’u flasë britanikëve edhe në një sfond tjetër, përmes një leksioni të hapur në London School of Economics me shqiptaren Lea Ypi.