Emigrantët e paligjshëm në Shqipëri, 5 do të kthehen në Itali, 44 të tjerë transferohen në Gjadër
Ditën e djeshme, 49 emigrantë të paligjshëm mbërritën nga Italia në Shqipëri, ku do të strehohen në qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin. Megjithatë, pesë prej tyre do të rikthehen në Itali. Tre nga ta ishin të mitur, ndërsa dy të tjerë rezultuan me probleme shëndetësore pas kontrolleve mjekësore.
Ndërsa pjesa tjetër, 44 emigrantë kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, janë transferuar në kampin e Gjadrit. Brenda 48 orëve të ardhshme, këta emigrantë do të zhvillojnë një video-konferencë me gjykatën italiane, ku pritet të merret një vendim nëse depërtimi i tyre drejt Shqipërisë është i ligjshëm.
Ky proces do të ndihmojë në përcaktimin e statusit të ligjshëm të qëndrimit të tyre dhe vendimmarrjen për kthimin ose mundësinë e akomodimit të tyre në Shqipëri.