Emërime të reja në Polici, kush është ish-gazetarja që merr “frenat” e komisariatit të Kuçovës

Teksa Policia e Shtetit ka emëruar shefat e rinj të komisariateve në disa qytete të vendit, Edjona Dano është emëruar shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë. Ky është rasti i parë që një  grua caktohet si shefe në komisariat.

Dano me profesion ish-gazetare, ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe në mesin e 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.

Më herët është shprehur se pasioni për policinë mbetet primare për të dhe gjithmonë ka pasur ndjesinë e të mbrojturit të tjerët, e për të ndërhyrë në konflikte, për t’i zgjidhur.

Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës.

Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë.

Ky është emërimi i dytë në historinë 35-vjeçare të emërimit të një gruaje në krye të një komisariati. Anila Popa ka shërbyer në komisariatin e Librazhdit për disa muaj në vitin 2016.

Lista e shefave të rinj:

Kleant Serdari është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër,

Bledar Metaj Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë

Florian Dano shef i Policisë Kufitare Dibër

Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë

Ferit Merkaj në Himarë

Kliton Zharri në Cërrik

Ajet Bega në Kurbin

Leonard Ndreka në Gramsh

Krenar Guçe, zv/drejtor për krimet në Policinë e Elbasanit

Gentian Dedej në Pogradec.