Elvana Gjata në hotel 19 mijë euro nata pas lidhjes me Bolin e kokainës, nisi karrierë botërore, si notoi në luks këngëtarja

Emri i divës së Showbizit, Elvana Gjata, që më shumë jemi mësuar ta shohim në kronikat e spektakleve, sa herë del ndonjë klip i ri, këtë herë është rishfaqur, pas plot pesë vitesh në lajmet e kronikës së zezë.

Papritmas shtypi u mbush me titujt: “SPAK fillon hetimet për Elvana Gjatën”. Shkak u bë nxjerrja në publik e përgjimeve të telefonave të kriptuar SKY, në bisedat përmes të cilave i dashuri i këngëtares, Elvis Mata i thoshte një bashkëbiseduesi se do ti dërgonte gjysëm milioni Euro nga llogaria e Elvanës.

Një ditë më pas u botua një letër e shefit të SPAK, Altin Dumani ku 36 vjeçarja, bija e Fatmirit dhe Donikës shpallej si një person nën hetim.

Edhe këtë herë ashtu si në vitin 2018 shkak u bë lidhja e saj dashurore. Pra i dashuri i saj që akuzohet si bosi i një rrjeti të madh trafiku ndëkombëtar narkotikësh, mund të ketë përdorur llogarinë perzonale të këngëtares.

Edhe para pesë vitesh ishte po Elvis Mata, që e implikoi atë në një sherr.

Në 4 tetor 2018 në mbrëmje, këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte ish i tmerrshmi Ervis Martini.

Masakra që përfundoi me një të vdekur, qe mënyra më e keqe e mundshme për ta bërë publik emrin e “të fejuarit” të saj, që diva atëhere e sapo hyrë në të 30-at e ruante me fanatizëm.

Ajo e kishte përmendur vetëm një herë publikisht atë, po atë vit, në emisionin e Ermal Mamaqit.

Ajo kishte përdorur një frazë sa diskrete po aq edhe ledhatuese: “Zoti është treguar shumë i mirë me mua…’

Me siguri, këngëtarja që ishte ndarë nga Flori Mumajezi në 2016, duke e këmbyer në muzikë me Piro Çakon dhe në zemrën e saj me Elvis Matën, kishte të gjitha të drejtat e botës të besonte se perënditë po kujdeseshin për të.

Lidhja e re e dashurisë i kishte hapur të gjitha portat. Ajo shpalli largimin drejt Amerikës për të nisur një karrierë ndërkombëtare, herë pas here postonte në rrjetet sociale foto me këngëtarët të famshëm të botës dhe habiste fansat e saj me pastime nga jeta e saj luksoze.

Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel.

Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.

Edhe kur u rikthye në Tiranë, pompa e paraqitjeve të saj, qe në lartësinë e pasurisë së njeriut të saj të zemrës, Elvis.

Ai i kishte hapur biznesin e fustaneve “Altar” dhe që i bënte dhuratë fundjava dashurie që nuk kushtonin më pak se 30 mijë euro.

Sikur mos mjaftonin postimet në instagram për unazën e fejesës me diamante dhe pritshmërinë me albumin e rrallë që do nxirrte në treg pas endjeve nëpër botë, Elvana organizoi një festë madhështore-koncert për 31 vjetorin e saj ku ishte grumbulluar pa përjashtim e gjithë bota e shoë bizit shqiptar.

Bosë të mediave, futbollistë, aktorë, këngëtarë, gazetarë, politikane dhe bashkëshortët e tyre.

Duke kaluar tashmë të 30, Elvana Gjata nuk qe më ajo vajza e ndrojtur, që ishte çapitur një ditë rastësisht drejt NRG Radio, ku kish njohur Flor Mumajezin, ku kishte siguruar disa dalje në Zonë e Lirë e Arian Çanit, që e bënin po aq të njohur në publik, sa edhe aftësitë e saj vokale.

Ajo tashmë qe një divë e vërtetë. Tirana artistike dhe jo vetëm ishte nën këmbët e saj.

Zoti i kishte falur një zë të bekuar dhe një pamje për ta pasur zili, ndërsa i dashuri i saj milionat e nevojshme që askush si fiton dot me punë, për ta maksimalizuar suksesin që i siguronin ato.

Lidhja e saj dashurore u përfol edhe në periudhën kur ajo mori pjesë në festivalin e këngës.

Thuhej se Elvisi përdori të gjitha mjetet që ka në dorë një njeri super i pasur që ajo të fitonte çmimin e parë dhe të shkonte drejt Eurovizionit.

Por pas një puçi të jurisë për të cilin gojët e liga përmendën edhe një sherr mes Vera Grabockës dhe Arilena Arrës, kjo e dyta mori çmimin e parë.

Me gjithë bujarine e shfrenuar të partnerit Elvana duk u ngjit dot në skenën e festivalit Evropian të 2020-ës.