Elseid Hysaj tremb Sylvinhon, mbrojtësi rrëzikon Anglinë

Dhimbjet e kokës për trajnerin Sylvinho sa vijnë e shtohen.

Elseid Hysaj u lëndua në sfidën e Lazios me Kaljarin për të krijuar jo pak ankth në stafin e kryeqytetasve.

Reagimi i mbrojtësit tregon për një dëmtim që mund ta lë jashtë fushave për disa javë.

Hysaj rrëzikon kështu të mungojë, ndoshta dhe në sfidat e marsit, kualifikueset e Botërorit ndaj Anglisë dhe Andorrës. Ndërkaq ndaj Kaljarit, 30-vjeçari dhuroi asistin te goli i parë.