Elon Musk tregon merakun e tij: Njerëzimi po vdes, shqetësimi që më mban zgjuar natën!

Kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE), Elon Musk, ndau shqetësimet e tij për të ardhmen e njerëzimit dhe qytetërimit perëndimor gjatë një interviste ekskluzive në Fox News. Musk shprehu frikën se shkalla e lindjeve është shumë e ulët në shumicën e vendeve, dhe se kjo mund të çojë në zhdukjen e qytetërimit, duke thënë: “Nëse kjo nuk ndryshon, qytetërimi do të zhduket.”

Duke përmendur rënien e lindjeve në SHBA dhe Korenë e Jugut, Musk paralajmëroi se “njerëzimi po vdes.” Ai theksoi se ky është një shqetësim serioz që ka ndikim në të ardhmen e shoqërisë.

Përveç shqetësimit për rënien e lindjeve, Musk gjithashtu shprehu shqetësimet e tij për forcën e Amerikës, duke thënë: “Amerika është kolona qendrore që mban qytetërimin perëndimor. Nëse ajo dështon, gjithçka ka mbaruar.” Ai u shpreh se, nëse Amerika nuk qëndron e fortë, qytetërimi do të përballet me pasojat.

Megjithatë, Musk mbeti optimist për të ardhmen, duke theksuar mundësitë e mëdha për një të ardhme pozitive përsa kohë që Amerika mbetet vendi i lirisë dhe mundësive. Ai vlerësoi përpjekjet e Presidentit Donald Trump dhe ekipit të DOGE për të siguruar “parimet themelore” të lirisë.

Në përpjekjet për të ndihmuar amerikanët, DOGE ka kursyer një shumë prej 130 miliardë dollarësh, ose 807 dollarë për çdo tatimpagues, sipas informacionit të publikuar më 28 mars.