Elon Musk zyrtarisht ka thyer rekordin e të qenët njeriu më i pasur në botë. Ai ka kaluar shifrën e 400 miliardë dollarë pasuri personale.
Mediat bëjnë me dije se pronari i Tesla-s ka arritur vlerën e 439.2 miliardë falë vlerësimeve yjore të Tesla dhe SpaceX në Wall Street. Në veçanti, Tesla është ngjitur në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Dhe që kur Trump u zgjodh, vlera e aseteve të Musk është rritur ndjeshëm.
Një aksion vlen 185 dollarë, shumë më i lartë se 112 dollarët e tre muajve më parë, duke e bërë kompaninë e Musk startup-in më të vlefshëm në botë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ