Miliarderi dhe këshilltari i Donald Trump, Elon Musk, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të dalin nga NATO, duke e konsideruar të padrejtë që Amerika të financojë mbrojtjen e Europës.
Në një postim në rrjetin social X, Musk iu përgjigj një komentuesi që propozonte daljen e SHBA-ve nga aleanca ushtarake, duke shkruar:
“Ne me të vërtetë duhet. Nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Europës”.
Ndërkohë, sipas The Telegraph, Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së 35,000 trupave amerikane nga Gjermania, ndoshta për t’i transferuar në Hungari.
Gjithashtu, një gazetë suedeze raporton se SHBA mund të ndalojë pjesëmarrjen në planifikimin e stërvitjeve të ardhshme ushtarake, një tjetër sinjal i mundshëm për një ndryshim të politikës së mbrojtjes nën administratën e ardhshme të Trump.