Elon Musk ndryshon emrin, ja si njihet tani

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka nxitur spekulime pasi ndryshoi emrin e tij në platformën e tij të rrjeteve sociale X.

Profili i Musk në këtë platformë njihet me emrin “Kekius Maximus”.

Manjati i teknologjisë dhe i besuari i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump nuk ofroi asnjë shpjegim të menjëhershëm për emrin ose imazhin e tij të ri të profilit që përshkruan personazhin Pepe Frog, një meme që është përdorur nga grupet e ekstremit të djathtë.

Megjithatë, lëvizja ka dërguar sinjale në botën e kriptomonedhave, duke dërguar në qiell vlerën e një memecoin, një monedhë dixhitale të frymëzuar nga memet e internetit që ndan të njëjtin emër.