Elon Musk bën thirrje për mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radios Europa e Lirë

Miliarderi Elon Musk ka kërkuar publikisht që Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë të mbyllen, duke i cilësuar të panevojshme dhe të drejtuara nga individë të ekstremit të majtë.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Musk u shpreh se këto media nuk kanë më ndikim dhe janë një barrë financiare për taksapaguesit amerikanë.

“Mbyllini ato. Evropa tani është e lirë (pa përfshirë burokracinë shtypëse). Askush nuk i dëgjon më. Janë thjesht njerëz të çmendur të së majtës radikale që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve,” shkroi Musk.