Elisa Spiropali: Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç

Gjithashtu edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish deputeti të PD-së Gert Bogdani duke e cilësuar një dhimbje shumë të madhe.

“Na trondite me ikjen tënde, Gert.” Kryetarja e Kuvendit, shpreh ngushëllimet.

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit. Kryetarja e Kuvendit, znj. Spiropali, shpreh ngushellimet:

“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç!
Ngushëllime nga zemra familjes!
U prehsh në paqe!
Të ndrittë shpirti🙏