Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur të emërojë Eliona Shkrelin në postin e kryetares së degës së PD Shkodër, pas një procesi të përshpejtuar për shkak të kohës së kufizuar në dispozicion. Vendimi u komunikua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, gjatë një mbledhjeje të kryesisë së degës.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Shkreli tha se prioriteti kryesor i saj do të jetë largimi i Edi Ramës dhe qeverisë “Rilindja” në protestën e parashikuar më 11 maj.
Eliona Shkreli zëvendëson në këtë detyrë Gjenarin Kapçarin, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.
Partia Demokratike synon një angazhim të ri në Shkodër për të forcuar opozitën dhe për të organizuar mbështetësit në përballjen me qeverinë aktuale.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ