Elbasan/ Kazanët e mbeturinave përfshihen nga flakët, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Kazanët e mbeturinave në bulevardin “Aqif Pasha”, pranë një supermarketi te kryqëzimi i 1 Majit në Elbasan, u përfshinë nga flakët mbrëmjen e së martës. Zjarri u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi që alarmuan banorët e zonës.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat neutralizuan dhe fikën flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Sipas burimeve, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e mundshëm të zjarrvënies.
Shkaqet e sakta të zjarrit ende nuk janë konfirmuar, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.