Elbasan/ Dhunoi gruan e pajisur me urdhër mbrojtje dhe vjehrrën, arrestohet 40-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në lagjen “Xhami”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.
Policia arrestoi në flagrancë F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku ato jetonin.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 40-vjeçarit një thikë e cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë, ,aterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.