Elbasan/ Çfarë u diskutua në mbledhjen e socialistëve për më shumë se 3 orë?

Në një takim informal që zgjati për rreth 3 orë e gjysmë, deputetët e Partisë Socialiste kanë diskutuar strategjitë e komunikimit dhe angazhimin e ligjvënësve të mazhorancës në dy dimensione kryesore: marrëdhëniet me elektoratin dhe angazhimin në jetën parlamentare.

Deputetëve socialistë u është kërkuar që të përforcojnë komunikimin me qytetarët jo vetëm në mënyrë fizike, por edhe përmes rrjeteve sociale. Ky hap është menduar për të mbështetur investimet dhe projektet e qeverisë.

Majlinda Dhuka, kryenegociatore për ntegrimin evropian, ka bërë një pasqyrë të zhvillimeve të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ajo theksoi se, ndonëse ka ende shumë për të bërë, është e pritshme që në muajin tetor të shpallet një vendimmarrje për thirrjen e konferencës së dytë ndërqeveritare.

Ndërkohë, Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, ofroi një përditësim mbi aktivitetin e komisionit që ai drejton.

Check Also

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU

  Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *