Elbasan/ Apartamenti shkrumbohet nga zjarri, dyshohet për ngrohëse të harruar ndezur

Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një ngrohëse e harruar ndezur. Në vendin e ngjarjes mbërritën dy zjarrfikëse, të cilat arritën ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit.