Ekzekutuan Fatjon Bicin në Gramsh, Gjykata lë në burg 4 të miturit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimet për 4 të miturit të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici në Gramsh në majin e vitit 2023.

Në fuqi u la dënimi që Gjykata e Elbasanit dha më 29 prill 2024 që i dënonte në total adoleshentët me 46 vite. O.Ç u dënua për katër vepra penale 21 vite burg gjithsej dhe falë gjykimt të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg. Xh.Ç u dënua nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar iu ul në 8 vite. Ndërsa S.M u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjetet sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)