Pas 14 vitesh në arrati është arrestuar Dritan Hoxha, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij në Greqi, Andon Veshajt në vitin 2010. Hoxha u arrestua një ditë më parë (10 korrik) në Levan në Tepelenë, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës.
Vrasja ka ndodhur në 17 maj në vitin 2010 në zonën e Larisës, në Greqi, ku Dritan Hoxha në bashkëpunim me Besim Besimaj, kanë dhunuar fizikisht Andon Veshaj, i cili si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.
Dy autorët pas vrasjes e kanë futur trupin e viktimës në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur atë në një vend tjetër, të pabanuar, ku është gjetur nga autoritetet policore greke, ditën e nesërme, më datë 18.05.2010.
Pas verifikimit të provave dhe fakteve të grumbulluara gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj personit nën hetim Dritan Hoxha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim.