Ekzekutoi fqinjin me çekiç, publikohet fotografia e autorit 64-vjeçar

Personi në foto êshtê Isuf Hasa, autori i dyshuar i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta.

“Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimën i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj”, theksoi policia.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle dhe në banesën e vajzës së Isuf Hasës, ku kanë gjetur çekiçin me të cilin autori ka kryer vrasjen e Xhemal Metës.