Ekzekutohet në atentat djali i ish-gjyqtarit, Fran Prendi
Një atentat me armë zjarri është regjistruar në mesnatë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Viktimë ka mbetur 30- vjeçari Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Të riun e kapën plumbat në kokë dhe në pjesën e gjoksit. Ai u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetojë.
Tiranë/Informancion paraprak
Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.