Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i famshëm suedez, publikohen pamjet tragjike

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro.

Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del nga makina dhe qëllon reperin disa herë teksa e filmon aktin.

Pasi bie në tokë, Gaboro tenton të flasë me vrasësin, por ky i fundit e qëllon disa herë dhe e lë të vdekur në vend.

Emri i tij i vërtetë ishte Ninos Khouri dhe shpesh herë vendoste një maskë që i mbulonte të gjithë fytyrën.