Ekzekutimi i Renis Dobrës/ Një nga të arrestuarit ishte dëshmitar okular i vrasjes së Azem Hajdarit
Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga hetimet për rrëmbimin, mbytjen dhe zhdukjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet ditën e diel pranë Liqenit të Shkopetit.
Një nga dy personat e prangosur për ngjarjen, Petrit Çakrri, rezulton të ketë qenë dëshmitar okular i vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator 1998.
-Petrit Çakrri u ndalua në Lekbibaj, Tropojë.
-Fatjon Bushgjoka u arrestua në Tiranë.
Të dy dyshohet se kanë kryer rrëmbimin dhe ekzekutimin e të riut, para se ta zhduknin trupin dhe makinën e tij në ujërat e Liqenit të Shkopetit.
Renis Dobra u raportua i zhdukur mbrëmjen e 8 korrikut. Hetimet tregojnë se ai u dhunua brutalisht, u mbyt me litar dhe, pasi humbi jetën, trupi i pajetë u hodh bashkë me automjetin në liqen. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me prishje pazare droge, pistë mbi të cilën policia po vijon verifikimet.