Ekzekutimi i biznesmenit në Lezhë, reagon Ministri i Drejtësisë: Ngjarje e rëndë, autoritetet ta zbardhin sa më shpejt

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë një deklaratë  në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj ditën e djeshme në Shëngjin.

Manja tha se para se të jenë kundërshtar politik janë shqiptarë të gjithë dhe fton autoritetet që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë.

”Dua të shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit dhe të gjithë solidaritetin tim për këtë ngjarje të trishtë, në radhë të parë jemi shqiptarë dhe duhet që të bashkohemi në një kërkesë, për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe vënien para drejtësisë të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

Në lidhje me akuzat kam neveri dhe përçmim pasi janë të njëjtët njerëz që vëlla vrasjen., të përçarjes dhe përdorimin e viktimave për përfitim politik e kanë pasur ADN të tyre politike prej 32 vitesh.”, ka thënë ai.