Ekzekutimi i Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Reagon kryebashkiaku i Lezhës
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka reaguar ndaj ngjarjes së sotme në Shëngjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak!
Pjerin Ndreu: Jam i tronditur nga ngjarja e sotme ne Shëngjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak! Një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë!
Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa me shpejt ngjarjen, për të vënë përballë ligjit autoret e kësaj ngjarje te shëmtuar!
Shpreh ngushëllimet e mia familjes se tij dhe të afërmeve për këtë humbje kaq tragjike!