Ekzekutimi i Altin Arapaj në Greqi, autorët rrëfehen para Gjykatës: Po përpiqesha ta çarmatosja, arma shkrepi dhe …
detaje të reja lidhur vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapajt në Greqi, i cili u gjet i pajetë mes vreshtave në në një zonë rurale të Rafinës. Për ngjarjen në pranga ka rënë 46-vjeçari Mikel Selimaj, pasi viktima, përpara se të ndërronte jetë, e kishte telefonuar gruan e tij, duke i dhënë emrin e autorit, i cili ndodhej në një apartament në Glyka Nera. Përveç kësaj, u arrestuan edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë bashkëpunëtorë.
Telefonata me gruan e tij
Viktima, pas të shtënave me armë zjarri që mori dhe përpara se të ndërronte jetë, kishte arritur të telefononte partneren e tij, duke i thënë: Më ndihmo, ‘Kelly’ më qëlloi në kokë dhe po vdes. Më gjej në celular sepse nuk e di ku jam!
Ajo arriti të gjente vendndodhjen e celularit në rrugën Arionos në Rafinë nëpërmjet një aplikacioni dhe pasi kërkoi me të afërmit për ta gjetur, por pa sukses. Kështu u detyrua që të njoftonte Policinë helene.
Gruaja i tha Policisë
Në mëngjes, afërsisht në orën 10:00, partneri im doli nga shtëpia jonë për punë bashkë me makinën (një CITROEN të bardhë me targa norvegjeze). Midis orës 22:00 dhe 22:30, ai më telefonoi në telefon dhe më tha se e kishte parë Kelin, me të cilin tha se kishte një mosmarrëveshje ligjore. Afërsisht në orën 23:33, më telefonoi përsëri dhe më tha se e kishte qëlluar.
Por autori jep një version tjetër.
“Nuk kisha ndërmend ta vrisja. Ne ishim bashkë disa ditë më parë dhe përdorëm drogë. Dhe po atë ditë shkuam në vresht, prapë për të pirë drogë. Kur dolëm nga makina, pashë që Altini kishte një armë. Shkova t’ia merrja, e pyeta pse e kishte me vete. Ndërsa po përpiqesha ta çarmatosja, arma shkrepi dhe ndodhi ajo që ndodhi.”
Nga ana tjetër, gruaja e viktimës 41-vjeçare këmbëngul se ka pasur një plan për vrasjen e bashkëshortit të saj.
“E thirrën dhe i thanë: ‘Hajde, të flasim pak…”
Po ashtu, për gruan e viktimës 41-vjeçare, motivi pas krimit është një shtëpi bregdetare me vlerë të lartë në Loutsa.
Një nga dy të arrestuarit për bashkëpunim të thjeshtë në vrasje me dashje, një 39-vjeçar nga Shqipëria që udhëtonte në automjet tha se nuk e kishte parë momentin e vrasjes.
“Kisha zbritur nga makina për të urinuar, dëgjova të shtëna dhe duke u kthyer pashë viktimën duke vrapuar nga makina dhe unë ika me vrap nga frika prej tij. Pas të shtënave, unë nuk u largova në këmbë, por u ktheva në automjetin që po drejtonte Keli. Kur e pyeta “çfarë bere?”, ai mu përgjigj oasgjë nuk ka ndodhur, nuk e sheh se po vrapon’,”-dëshmoi ai.
I arrestuari i dytë, një 26-vjeçar që përballet me të njëjtën akuzë për bashkëpunim të thjeshtë në vrasje me dashje, ishte personi që dha më shumë detaje. Ai zbuloi se ishte takuar në mbrëmje me të gjithë grupin. Të gjithë udhëtonin në të njëjtin automjet dhe u drejtuan për në zonën e Marikes, ku dyshohet se përdorën kokainë, dhe më pas u drejtuan në një vend të shkretë për të përdorur përsëri lëndë narkotike. 26-vjeçari deklaroi se ishte Keli ai që nxorri një armë nga sediljet e makinës dhe e fshehu në derën e shoferit, më pas qëlloi viktimën. Altini, sipas dëshmitarit, ishte në mjet kur u qëllua por doli me vrap për të shpëtuar veten.
“Hipëm të gjithë në makinë, unë përsëri në sediljen e pasagjerit. Keli më pyeti pse u largova. I thashë se kisha frikë dhe pastaj ai u përgjigj se nuk do të shkoja askund. Ndërsa po dilnim në një rrugë, gjetëm telefonin e Altinit që kishte sediljen e pasme. Keli më pyeti nëse ishte i hapur dhe më tha ta hidhja tutje. E hodhëm në disa fusha.”
Si ndodhi vrasja në Greqi?
Shqiptari Altin Arapaj u qëllua me plumb në kokë nga miku i tij, Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, një person me precedentë penalë për drogë. Dyshja kanë qenë brenda një vreshti në momentin që kanë debatuar me njëri-tjetrin. Dhe në një moment, Selimaj e ka qëlluar Arapajn me plumb në faqe, plumb që i ka përshkuar kokën dhe ka bërë që 41-vjeçari të humbasë jetën. Altin Arapaj rezulton gjithashtu një person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale.