Ekzekutim me silenciator, 12 plumba u zbrazën për vrasjen e Lulzim Vishës
Hasmëria është pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit, Lulzim Visha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Lulzim Visha punonte në shërbim postar, dhe ka qënë pikërisht në një automjet me logo në momentin e ekzekutimit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ku do kërkohet edhe ndihma e kamerave të sigurisë në zonë.
Viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Në 29 qershor 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.
Dyshohet që 48 vjeçari të jetë nxjerë në pritë. Nga dëshmitë paraprake që janë marë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me silenciator. Në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.
View this post on Instagram