Ekstradohet nga Italia krahu i djathtë i Suel Çelës
Pjesë e grupit të Suel Çelës, i kërkuar nga SPAK, ekstradohet Bujar Shega nga Italia
Ekstradohet nga Italia Bujar Shega i njohur dhe me emrin Marsel Shega.
I njohur si krahu i djathtë në organizatën kriminale të Suel Çelës, Shega është ndaluar në vendin fqinj prej nëntorit të kaluar, teksa këtë të enjte do dal për masë sigurie.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.