Pritet ekstradimi i të shumëkërkuarve Dashnor Dumani dhe Armis Stafa, pjesëtarë të organizatave kriminale
Do të ekstradohen ditën e sotme nga Dubai personat e shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare Dashnor Dumani dhe Armis Stafa, pjesëtarë të organizatave kriminale.
Dumani i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë ndërsa Stafa i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
Vijon…
Njoftimi:
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.