Ekstradimi i Leonard Dukës/ Policia e Shtetit nis një ekip RENEA për sjelljen e tij në Shqipëri

Një ekip i forcave RENEA është angazhuar në operacionin e ekstradimit drejt Shqipërisë të Leonard Dukës.
Duka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, është arrestuar në Bruksel, ku jetonte në një prej lagjeve të qeta të kryeqendrës europiane.

Autoritetet belge vendosën ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ndërsa kërkohet për disa vepra të rënda penale, përfshi edhe vrasjen.

Klani ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.