Eksploziv në burgun e sigurisë së lartë! Hidhet në erë gjeneratori në Fushë-Krujë

Burgu i sigurisë së lartë në Fushë-Krujë ndodhet në alarm pas shpërthimit të regjistruar mbrëmjen e sotme.

Nga informacionet e para, rezulton se gjeneratori i kësaj goditje ka shpërthyer, me policinë që po heton ngjarjen.

Momentalisht nuk dihen shkaqet, ndërsa nga hetimet e para rezulton se i është vendosur një sasi lënde plasëse.

Gjeneratori ndodhej brenda perimetrit të rrethimit të burgut dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar por as edhe dëme materiale.

Gjeneratori që shërbente për furnizimin me  energji të këtij institucioni ka shpërthyer duke shkaktuar momente paniku mes personave që vuajnë dënimin. Hetimet e policisë do zbardhin më shumë rreth kësaj ngjarje tepër të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.