Eksodi i të rinjve/ Rama bën për “ujë të ftohtë” sipërmarrësit: Dilema është të rrojë apo të vdesin

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me sipërmarrës ditën e sotme.

Ai thotë se thotë se sipërmarrja nuk i ka rritur pagat këto vite, duke i detyruar njerëzit të largohen.

Ndër të tjera, Rama shtoi se tani sipërmarrja po e shikon që lufta për ruajtjen e bruimeve njerëzore i ka hyrë brenda në terrirorit të vet. Tani, sipërmarrja po e sheh sesi po i ikin nga duart, ata forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit

Vendosëm të bëjmë këtë takim për një proces që dëshirojmë ta kthejmë në një dialog kombëtar me sipërmarrjen por edhe aktorët e tjerë dhe të gjithë shoqërinë sepse jemi në një udhëkryq shumë delikat dhe më në fund vetë sipërmarrja po e shikon gropën që i ka hapur vetes vit pas viti duke bërë atë që bëri ai që tha në fund, sapo e mësova gomarin pa ngrënë më ngordhi.

Tani sipërmarrja po shikon që lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë brenda në territorin e vet. Tani po shikon se si po i ikin nga duart pikërisht ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Tani të gjithë po e shohin se si shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt munden. Nëse një punonjës apo një i ri ka mundësinë dhe perspektivën të paktën teorike që duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, sipërmarrja nuk ka ku shkon.

Tani dilema e sipërmarrjes është të rrojë apo të vdesin”, tha Rama.