EKSKLUZIVE/ Sali Berisha “prek” edhe njëherë tokën amerikane? Viza speciale dhe surprizat që do të pasojnë…

Pas një beteje të gjatë me drejtësinë, një lufte të ashpër me akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon të zbatojë me rigorozitet masën e ndryshuar në janar të këtij viti, atë të “detyrimit të paraqitjes”, 2 herë në muaj, para oficerit të SPAK. Edhe sot, në daljen e tij, tha përpara mediave, se kjo strukturë e posaçme, nuk do të egzistojë. Duke u perifrazuar më pas edhe nga kryeministri Edi Rama, si “SPAK do të shuhet”. Madje kjo deklaratë i shërbeu kreut të qeverisë, për t’i bërë thirrje popullit shqiptar se nëse votojnë kryedemokratin Berisha dhe partinë e tij, do të humbasin institucionin më të rëndësishëm në vend, që trumbetohet me të madhe nga çdo qytetar i thjeshtë në vendin tonë.

Kjo duket se është vetëm përplasja këtu.

Por nga ana tjetër, arena ndërkombëtare politike, ecën po ashtu në ujëra aspak të qeta. Fitorja e Trump në Amerikë ka sjellë polemika, debate, bllokime, por, për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha, është konsideruar si një dritë jeshile. Sali Berisha, prej të paktën 4 vitesh, nuk shkel dot më tokën amerikane. Kjo për shkak se u shpall “Non Grata”. Duke iu mohuar kështu e drejta për ta vizituar këtë vend, për çfarëdolloj arsyeje. Një masë e tillë shtrënguese, është përgjithësisht e përhershme, por edhe në raste ndryshimesh politikash, shumë e vështirë, dhe proceduralisht e gjatë për t’u hequr. Në kushtet kur politika atje është favorite për Partinë Demokratike këtu, duket se ka shtuar dëshirën e liderit të selisë blu për ta prekur qoftë edhe njëherë tokën amerikane. Por si?

E vetmja mënyrë është një vizë speciale, që nuk nënkupton heqjen e “Non grata”. Pikërisht, thotë një burim i besueshëm për Replikë, kjo është surpriza e radhës. Sali Berisha brenda shumë pak ditësh, do të zhvillojë një vizitë në shtetin amerikan. Një vizitë që do të pasohet me të tjera surpriza, po aq të mëdha sa kjo e ikjes. Por meqë ajo se çfarë do të ndodhë në të ardhmen është surprizë, do të presim deri sa të kthehet për t’i mësuar…