Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri është kapur mat me modelen turke, Sezen Cifcioglu. Dyshja nuk i ka shpëtuar paparazzit të Replikë. Imeri dhe Cifcioglu janë shfaqur të lumtur në një prej bareve të Firenzes.
Cifcioglu është një modele shumë e ndjekur në Turqi, e njohur për paraqitjet e saj glamuroze dhe për praninë e fortë në rrjetet sociale. Ajo ka bashkëpunuar me marka të njohura të modës dhe shpesh shfaqet në evente të rëndësishme.
Ndërkohë, Butrinti njihet jo vetëm për hitet e tij muzikore, por edhe për jetën e tij private, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen e fansave dhe mediave.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ