Ekskluzive! Rama “godet” në Vlorë dhe mbyll ditën me festë në Dhërmi
Kryeministri Edi Rama ka pasur një ditë të ngarkuar e të mbushur me zhvillime të bujshme. Fillimisht ai u prit me duartrokitje dhe urime në selinë e Partisë Socialiste për ditëlindjen e tij, ndërsa në rrjetet sociale u bë virale një video-urim e krijuar me inteligjencë artificiale.
Më pas, Rama u zhvendos në Vlorë ku zhvilloi një takim të mbyllur me drejtues të institucioneve vendore. Si “dhuratë ditëlindjeje” nga Bashkia Vlorë, të gjithë 21 drejtorët paraqitën dorëheqjen, pas një kërkese direkte të kryeministrit për ndryshim të menjëhershëm në administratë.
Mbrëmjen e ka mbyllur në mënyrë më të qetë, duke u larguar drejt Dhërmiut, ku do të festojë ditëlindjen në një “shtëpizë pushimi” luksoze. Lëvizja e tij është shoqëruar me një prezencë të lartë të policisë dhe eskortës qeveritare, ndërsa festa po mbahet larg syve të publikut.
Një ditëlindje me shkarkime dhe luks, Rama në qendër të vëmendjes nga Tirana në Dhërmi.