Ekskluzive/ “Plas në 313” Nuredin Dumani sherr me Amarildo Nikollin. Prapaskenat e shpërthimit me tritol në Elbasan

5 ditë më parë, aty ku vuan dënimin Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli, apo siç njihen ndryshe edhe si dy të penduarit e drejtësisë, ka pasur një sherr të dhunshëm. Replika.al mëson ekskluzivisht nga burime koefidenciale se Nikolli dhe Dumani janë zënë, e madje sherri ka qenë tejet i dhunshëm.

Me t’u dëgjuar ky lajm nga Xhovana Nikolli, që është edhe shumë aktive në Tik Tok, ajo ka dalë në të paktën dy deklarata publike në këtë aplikacion, ku në njërën i thotë Nuredin Dumanit që të mos merret me jetët e të tjerëve dhe në videom tjetër përmend edhe emrin e të dashurës së Dumanit, që ishte prezente në banesën ku u arrestua ky i fundit.

Kujtojmë se një ditë më parë, Xhovana Nikollit iu vu tritol në banesën e marrë me qera në qytetin e Elbasanit. Por për fat të keq, i dëmtuar mbeti një 26-vjeçar, i pafajshëm.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *