Ekskluzive/ ‘Nga sëmundja e Nitës tek kërkesa e Enit dhe Teas për të lënë lojën’, ja çfarë do ndodhë sonte në BB VIP
Rrëfimet e Nitës para banorëve të Big Brother VIP dhe para mijëra shikuesve shqiptarë për sëmundjen nga e cila vuan, do të jetë në qendër të diskutimeve këtë prime time. Deklaratat e Luiz Ejllit në dhomën me bebin për banorët e rinj, duket se do të sjellin debate të zjarrta, duke shtuar kështu debatet e bëra edhe gjatë ditës së djeshme.
Nga ana tjetër, Xhonatan Islami do të dënohet nga vëllai i madh, pasi ky i fundit ka dhënë informacion nga jashtë. Konkretisht Oltës.
Dashuria Luiz-Kiara nuk mund të qëndrojë pa marrë vëmendje. Një piknik i këndshëm pritet të zhvillohet në oborrin më të famshëm në Shqipëri.
Eni, banori të cilin nuk kemi arritur ta njohim shumë, ka një histori të dhimbshme jetësore. Babai i tij ka qenë i alkoolizuar, e për pasojë fëmijëria e tij ka qenë e traumatizuar. Megjithatë, ai e ka falur këtë lloj jetese të babit të tij. Vëllai i madh ka përgatitur një klip për të.
Eni dhe Tea kanë kërkuar vazhdimisht që të lënë shtëpinë.
Por publiku ka vendosur të eleminojë nga loja vetëm Enin. Ndërsa Tea, bashkë me banorët e tjerë në nominim, pritet të vijojë lojën.
Kujtojmë se javën e kaluar, ‘replika.al’ ishte e saktë në 90% të informacioneve.
*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.